FRANCË – Macron bën thirrje për më tepër solidaritet financiar në eurozonë

PARIS,19 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti francez bëri thirrje sot në Berlin për më tepër solidaritet financiar midis shteteve të zonës euro për të shmangur kriza të reja, përballë skepticizmit të Gjermanisë në lidhje me këtë çështje.

“Në planin ekonomik dhe monetar, duhet të rishfaqim më së miri përgjegjësinë dhe solidaritetin për shtetet e përfshira”, u shpreh në një prononcim për shtyp kreu i shtetit francez në prani të kancelares, Angela Merkel.

“Asnjë bashkim monetar nuk mund të mbijetojë, nëse nuk ka elementë që u përputhen interesat dhe pikërisht për këtë gjë duam të punojnë, që elementët të jenë më stimulues dhe koherentë që mundësojnë një solidaritet të mirë brenda Bashkimit Monetar’’, shtoi ai.

Më konkretisht, në mesin e projekteve të rithemelimit të Europës, Franca aspiron krijimin e një buxheti autonom të zonës euro për të mbështetur investimet, apo duke shkuar më tej me krijimin e postit të ministrit të Financave të Bashkimit Monetar.

Gjermania, e cila i druhet gjithnjë faktit për të paguar për shtetet që shpenzojnë tepër, është shumë skeptike./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.