Ushqimet me antioksidantë natyrorë kundër plakjes

TIRANË, 17 Prill /ATSH/ – Ne shpesh dëgjojmë për antioksidantë. Por cilët janë ato? Këto substanca janë të pranishme në shumë ushqime, të cilat ndihmojnë trupin për të luftuar radikalet e lira, për të parandaluar plakjen dhe për të ruajtur indet e shëndetshme.

Antioksidantë, me referencë të veçantë ndaj polifenoleve dhe flavonoideve mbrojnë shëndetin dhe shikimin, përmirësojnë qarkullimin dhe nxisin mirëqenien e zemrës dhe enëve të gjakut.

Ja disa nga ushqimet më të pasura antioksiduese.

1) Kivi

Kivi është ndër frutat më të pasura me antioksidantë. Kjo për shkak të pranisë së lartë të polifenoleve, të cilat janë në gjendje të na mbrojnë nga sëmundjet e Parkinson dhe Alzheimer. Ne përfitojmë nga kivi në sezonin nga nëntori deri në qershor.

2) Çaji jeshil

Çaji jeshil është një koncentrat i vërtetë natyral i antioksidantëve, ndër të cilat gjejmë polifenolë, bioflavonoide . Ai mund të shijohet si në dimër dhe në verë. Konsumi i rregullt i çajit të gjelbër mund të sjellë përfitime të shumta në trupin tonë, në lëkurë, flokë dhe në forcimin e sistemin imunitar.

3) Shega

Shega ka një përqendrim shumë të lartë të antioksidantëve, madje edhe më të lartë se çaji jeshil. Mes antioksidantëve që gjenden në shegë, gjejmë flavonoide, të cilat mbrojnë zemrën dhe arteriet dhe që kanë veti anti-inflamatore dhe gastroprotektuese.

4) Boronicat dhe frutat e kuqe të pyllit

Boronica ka veti të forta antioksiduese. Përmbajtja e substancave të dobishme është më e lartë në boronica të egra, të cilat konsiderohen më të mirë se boronica e rritura në serë. Fuqia antioksiduese e boronicave është për shkak të përmbajtjes së tyre të flavonoideve, gjë që na ndihmon për të parandaluar sëmundjet metabolike dhe kardiovaskulare. Për më tepër, ato na mbrojnë nga kanceri. Të gjitha frutat e pyllit duke përfshirë luleshtrydhet dhe qershitë, janë të pasura me antioksidantë. Ndër frutat e pasura me antioksidantë të ngjashëm me boronicën, ne gjejmë dhe manaferrat, të cilat konsiderohen të dobishme për vetinë e tyre anti-inflamatore dhe kundër kancerit.

5) Graviola

Graviola është një frut tropikale me një tul shumë të butë, tek i cili i atribuohen vetitë e rëndësishme antioksiduese. Përfitimet e graviolës në luftimin e tumoreve janë për shkak të pasurisë së saj me antioksidantë. Në fakt disa prej tyre përfaqësojnë substanca citotoksike që janë në gjendje të luftojnë qelizat e kancerit. Për më tepër, graviola ka veti antibakteriale .

6) Avokado

Avokado është e pasur me vitaminë A dhe vitaminë E, substanca antioksiduese që ndihmojnë trupin tonë të çlirohet nga radikalet e lira, duke vonuar plakjen e indeve. Vaji i nxjerrë nga ky frut ka një përmbajtje të theksuar antioksidante. Studimet e fundit kanë treguar se vaji i avokados është një shërim i vërtetë për shëndetin,i aftë për të luftuar plakjen.

7) Karrota

Prania e vitaminës C dhe beta-carotenit e bën karrotën veçanërisht të pasur me antioksidantë. Sipas studimeve të fundit, karrota zgjat jetën. Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të karotenit në gjak janë të lidhura anasjelltas me rrezikun e vdekjes së parakohshme, veçanërisht në sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Në përgjithësi,ngrënia e frutave dhe perimeve të freskëta ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme.

8) Domate

Domatet janë të njohur për prezencën e likopenit, një antioksidant i fuqishëm. Falë likopenit, ata janë konsideruar një ushqim i dobishëm për të mbrojtur trupin tonë nga goditje në tru. Një përqindje e lartë e likopenit në gjak është në gjendje të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare. Ngrënia e domateve është gjithashtu e dobishme për të luftuar kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut.

9) Kakao dhe çokollata

Fuqia antioksiduese e çokollatës është e garantuar nga prania e kakaos, një ushqim i pasur me flavonoide. Çokollata më e mirë është ajo me përmbajtjen më të lartë të kakaos dhe me praninë më të ulët të sheqernave të rafinuara. Ne i referohemi para së gjithash çokollatës së hidhur fondente. Kakaoja, me antioksidantët natyral, garanton humor të mirë dhe rregullon kolesterolin dhe presionin e gjakut.

10) Mjedrat

Mjedrat dallohen nga përmbajtja e tyre e lartë e antioksidantëve natyror, të cilat i bëjnë ato një ndihmë të çmuar si për indet e trupit dhe në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me kancerin e lëkurës. Sipas studimeve më të fundit, mjedrat janë në gjendje të ngadalësojnë shumimin e qelizave të kancerit. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe janë të dobishme për mbrojtjen e shikimit./a.a//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.