STRASBURG – Macron: Të mbrojmë sovranitetin europian përballë tundimit autoritar

STRASBURG, 17 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri sot thirrje në Parlamentin Europian në Strasburg për të mbrojtur me dorë të hekurt një sovranitet europian të rikrijuar përballë tundimit ”autoritar në disa shtete të Bashkimit Europian.

”Unë dua të bëhem pjesë e një gjenerate që ka vendosur të mbrojë hapur demokracinë. Unë nuk do të dorëzohem përballë asnjë tundimi për regjimet autoritare”, u shpreh Macron në fjalimin e tij.

”Nuk dua të jem pjesë e një brezi të përgjumur”, theksoi ai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot krijimin e një programi europian për të financuar autoritetet lokale për të pritur refugjatët, si dhe për të kapërcyer debatin e bezdisshëm për kuotat e ndarjes brenda Bashkimit Europian.

”Propozoj për të krijuar një program europian që mbështet drejtpërdrejtë financiarisht autoritetet lokale që presin dhe integrojnë refugjatët”, pohoi Macron në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Europian në Strasburg./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.