STRASBURG – Macron propozon një program europian për financimin e vendeve që presin refugjatë

STRASBURG, 17 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi sot krijimin e një programi europian për financimin e vendeve që presin refugjatë për të kapërcyer debatin për kuotat e shpërndarjes brenda BE-së.

“Propozoj krijimin e një programi europian që mbështet drejtpërdrejt financimin e autoriteteve lokale që presin dhe integrojnë refugjatët”, theksoi Macron në një fjalim të mbajtur para Parlamentit Europian të Strasburgut.

Për presidentin francez, bëhet fjalë për një nga çështjet që duhet të ketë rezultate të prekshme.

“Për këtë është i nevojshëm zhbllokimi i debateve për procedurën e Dublinit, por gjithashtu kapërcimi i këtij debati duke ndërtuar solidaritetin e brendshëm dhe të jashtëm për të cilin Europa ka nevojë”, theksoi ai./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.