MEDIA – ”New York Times” dhe ”New Yorker” marrin çmimin Pulitzer 2018

219

UASHINGTON, 17 prill /ATSH-DPA/ – Gazetarë të “New York Times” dhe të “The New Yorker” kanë marrë një prej çmimeve kryesore të medias për zbulimin e skandalit lidhur me dyshimet për ngacmime seksuale të producentin hollivudian të filmave, Harvey Weinstein.

Çmimi “Pulitzer” iu dha reporterëve të “New York Times”, Jodi Kantor dhe Megan Twohey si dhe gazetarit Ronan Farrow i revistës “The New Yorker”.

Juria e këtij çmimi e përshkroi punën e tyre si “eksplozive, gazetari me ndikim që zbuloi ‘gjahtarë’ seksualë të fuqishëm dhe të pasur”.

Ndërkohë, stafi i “New York Times” dhe konkurentët e “Washington Post” morën çmimin “Pulitzer” për raportimin kombëtar në lidhje me punën e tyre për të zbuluar lidhje të mundshme mes Rusisë dhe presidenti, Donald Trump./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.