Këmbim valutor – leku ‘rrëzon’ valutat

TIRANË, 17 prill /ATSH/ – Leku shqiptar ka forcuar pozitat sot ndaj të gjitha valutave të huaja në tregun e brendshëm valutor.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet këtë fillim jave me 129.15 lekë, ose 0.19 pikë më pak se një ditë më parë, por pa prekur nivelin më të ulët që shënoi javën që lamë pas.

Dollari amerikan është nënçmuar me 0,38 lekë duke u këmbyer me 104.48 lekë, Paundi Britanik këmbehet 149.31 lekë, ose 0.16 lekë më pak se një ditë më parë dhe Franga Zvicerane u nënçmua me 0.42 lekë duke u kuotuar në nivelin 108.42 lekë.

Aktorët e këmbimit valutor shprehen se, luhatjet e dy valutave kryesore euro dhe dollar në tregun vendas, reflektojnë ecurinë në bursat ndërkombëtare. Por sipas tyre të gjitha monedhat kryesore të shportës kanë shënuar rënie, duke qenë se euro është e fortë në bursa dhe i ulët në vend.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 104.31 -0.17
Euro EUR 129.07 -0.08
Poundi Britanik GBP 149.31 -0.16
Franga Zvicerane CHF 108.42 -0.42
Jeni Japonez (100) JPY 97.44 -0.01
Dollari Australian AUD 81.07 -0.14
Dollari Kanadez CAD 82.96 +0.07
Korona Suedeze SEK 12.39 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 13.40 -0.06
Korona Daneze DKK 17.33 -0.02
SDR SDR 151.94 -0.02
Ari(OZ 1) XAU 139996.54 -468.46
Argjend(OZ 1) XAG 1730.82 -6.58
Juani Kinez (onshore) CNY 16.61 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 16.62 -0.02

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.