Hapja e negociatave, Hahn: Shqipëria e meriton falë reformave

TIRANË, 17 Prill /ATSH- I. Vata/ – “Shqipëria ka bërë shumë në përmbushjen e pesë prioriteteve dhe kryesisht në reformën në drejtësi ku ka rezultate konkrete të prekshme në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i famshmi Vetting”, tha sot nga Brukseli Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

Hahn shtoi se “jam po njësoj i kënaqur që Komisioni Europian e pranoi  rëndësinë dhe fokusin e reformave që janë bërë nga nga Maqedoni dhe Shqipëria, duke u dhënë rekomandime për hapjen e negociatave me BE”.

“Duke theksuar në të njëjtën kohë se çfarë duhet bërë për këtë progres, pra kjo lidhet me ruajtjen dhe thellimin e ritmin aktual të reformave kur bëhet fjalë për Shqipërinë në fushat kryesore sidomos për pesë përparësitë e famshme që kanë të bëjnë me administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar luftën kundër korrupsionit, reformën në gjyqësor dhe për të mbrojtur pakicat dhe posaçërisht në fushën e reformës në drejtësi. Kemi parë rezultate konkret dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i famshmi Vetting”, theksoi Komisioneri Hahn.

Po ashtu Hahn  tha se “megjithatë ne e dimë që është fillimi i këtij procesi, por ne e dimë mirë që është mjaft premtuese dhe rekomandimi është i justifikuar. Ky vendim është marrë në bazë të analizës tonë mjaftë tërësore dhe faktike dhe një herë të dyja vendet kanë bërë shumë”.

“Do të doja të përgëzoja partnerët tanë për këtë punë të suksesshme, por si gjithnjë s’ka kohë për vetëkënaqësi”, këshilloi Hahn.

Komisioneri Hahn shtoi se “gjithashtu do të doja të thoja se dhe raporti i përgjithshëm është mjaftë i rëndësishme dhe mbështetet mbi merita, pra progresi është individual. Rekomandimi nuk është një nderë që u bëjmë partnerëve, por është dhe në nder të Unionit dhe një herë për të krijuar stabilitet”.

“Do të shohim shumë shpejt rezultate konkrete dhe këtë do ta shohim në samitin e Sofjes”, tha Hahn.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.