FRANCË – Le Drian: Përgjigje identike në rast të një sulmi të ri kimik në Siri

PARIS, 17 prill /ATSH-AFP/ – Gjithçka të krijon përshtypjen se Siria nuk është më në gjendje të prodhojë armë kimike, por nëse do t’i përdorë edhe një herë, atëhere Franca, së bashku me aleatët e saj, nuk do të stepet të godasë sërish, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një interviste për ”France Info”, Jean-Yves Le Drian rikujtoi se në gushtin e vitit 2013 regjimi i Bachar al-Assadit kishte marrë si angazhim për të shkatërruar gjithë arsenalin kimik, por në mënyrë të dukshme nuk u shkatërrua gjithë arsenali.

”Por, është e qartë për Bachar al-Assad-in nëse në mënyrë krejt rastësore ai kapërcen sërish këtë linjë të kuqe, dukshëm përgjigja do të ishte e njëjtë”, shtoi kreu i diplomacisë franceze.

”Çështja është e përqëndruar tek armët kimike”, shtoi ai.

”Ne nuk i kemi shpallur luftë Bachar al-Assadit apo aleatëve të tij. Ne ndërmorëm thjesht hapin në mënyrë që armët kimike të mos përdoren më dhe për të mos i përcjellë më këtë terror popullit sirian”, theksoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.