FILIPINE – Zëvendëspresidentja kërkon falje për foton në Memorialin e Holokaustit

MANILA, 17 prill /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidentja filipinase, Leni Robredo kërkoi sot falje sepse kishte bërë një foto duke qeshur me një grup politikanësh në Memorialin e Holokaustit në Gjermani, për të cilën ajo është sulmuar në median sociale.

Robredo dhe disa deputetë të opozitës nga Partia Liberale bënë këtë foto javën e kaluar gjatë një vizite në Berlin.

“Dëshiroj të kërkoj falje për ç’do fyerje që i është shkaktuar personave të ndjeshëm. Ndonëse nuk kishte asnjë keqdashje në të, unë marrë përgjegjësi të plotë”, deklaroi Robredo para reporterëve.

Në këtë foto tregohet Robredo dhe deputetët e Partisë Liberale duke buzëqeshur të ulur në pllakat e betonit në këtë zonë, që media sociale e përshkruajti si “mosrespektuese” për miliona hebrenj të vrarë gjatë Holokaustit./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.