Eksportet shqiptare rriten 19%, udhëhiqen nga materialet e ndërtimit

TIRANE, 17 Prill/ATSH/- Eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja u rritën me 19% gjatë tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke shënuar vlerën e 74 miliardë lekëve.

Sipas raportit të tregtisë së jashtme publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “materiale ndërtimi dhe metale” me 5.6%, “tekstile dhe këpucë” me 5.2%, dhe “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2.7%.

Importet e mallrave arritën vlerën 146 miliard lekë, duke u rritur me 9.6%, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë “makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 3.3%, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2.5% dhe “tekstile dhe këpucë” me 1.1%. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “produkte kimike dhe plastike” me 0.7%.

Defiçiti tregtar për periudhën arriti vlerën 71 miliard lekë, duke u rritur me 1.4%, krahasuar me tremujorin e parë të 2017-s./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.