ARMENI – Ish-presidenti Sarkissian zgjidhet kryeministër

EREVAN, 17 prill /ATSH-ARMENPRESS/ – Ish-presidenti i Armenisë, Serzh Sarkissian u zgjodh nga anëtarët e Parlamentit si kryeministër, në një votim historik ku për herë të parë një kryeministër zgjidhet nga deputetët.

Sarkissian u zgjodh me 77 vota pro dhe vetëm 17 kundër.

Ai u propozua në këtë post nga koalicioni qeverisës në Armeni që përbëhet nga Partia Republikane dhe ARF-ja.

Më 9 prill, Armenia kaloi në një sistem qeverisës parlamentar dhe po atë ditë, Armen Sarkissian u betua si president.

Sipas Kushtetutës, kandidati i zgjedhur nga Parlamenti do të caktohet menjëherë kryeministër nga presidenti./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.