ANKARA – Turqia, Irani dhe Rusia do të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Siri

198

ANKARA, 17 prill /ATSH-AFP/ – Turqia konfirmoi sot se do të vazhdonte të punonte me Iranin dhe Rusinë në kuadër të zgjidhjes së krizës në Siri, pavarësisht mosmarrëveshjeve përsa i përket sulmeve perëndimore të ndërmarra pas një sulmi kimik të dyshuar, kryer nga regjimi.

“Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai iranian, Hassan Rohani nënvizuan, gjatë një bisede telefonike, rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta mes Turqisë, Iranit dhe Rusisë, në kuadër të procesit të Astanas, për të mbrojtur integritetin territorial të Sirisë dhe për të gjetur një zgjidhje politike afatgjatë për krizën”, theksuan burime të presidencës turke.

Moska dhe Teherani, që mbështesin Damaskun dhe Ankaraja, që mbështet rebelët sirianë janë nismëtarët e procesit të Astanas që mundësoi krijimin e katër zonave të armëpushimit në kuadër të reduktimit të përplasjeve në Siri./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.