Rimbursimi i ilaçeve në listë detyrim, kush e pengon do të shkojë në Prokurori

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155739126321523/

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – “Çdokush në vend ka të drejtën të rimbursohet për ilaçet e përfshira në listë, por kush e pengon këtë do të shkojë në Prokurori”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

“Ne e kemi hequr taksën mbi ilaçet që ishte 10%. Kemi përfshirë në listën e rimbursimeve, ilaçet që merren falas për 600 mijë njerëz që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve. Kemi rritur listën e ilaçeve të rimbursueshme”, shpjegoi Rama gjatë interpelancës sot me ish-minatorët.

Kryeministri solli në vëmendje se në Shqipëri ka një dallim të madh mes aksesit në medikamente të popullatës që kryhet sot, me ç’ka ishte më parë.

Sigurisht vijoi kryeministri, ka ende për të bërë, por nëse bëjmë një llogari të përgjithshme këto para të kursyera njerëzve, janë para që i paguan shteti.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.