Haradinaj përkujton dëshmorët e Dukagjinit

854

TIRANË,16 prill /ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e rënë 19 vite më parë në Dukagjin.

Haradinaj mori pjesë në akademinë përkujtimore që u mbajt sot në qytetin e Pejës, ku në mesin e të rënëve është edhe vëllai i tij, Shkëlzen Haradinaj.

“Jeni udhërrëfyes brezash, Fatmir, Hasim, Luan e Shkëlzen. Ju e arritët pavdekësinë dhe neve na mbetet ta jetësojmë një shtet të fortë që na bën krenarë. Pushoni të qetë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’. /KosovaPress.

/m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.