FUTBOLL – Pele: Neymar i gatshëm për Kupën e Botës

330

DUBAI, 16 prill /ATSH-AFP/ – Mendoj se ai do të jetë në formë të mirë për Kupën e Botës, sepse lëndimi i tij nuk është shumë i rëndë, deklaroi Pele, legjenda e gjallë e futbollit, në lidhje me Neymar, që konsiderohet si trashëgimtari i tij.

“Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm për Brazilin, nuk ka asnjë dyshim”, vazhdoi Pele, 77 vjeç, i cili ndodhet në Dubai në kuadër të një ndeshje miqësore.

“Sigurisht që dua që Brazili të jetë kampion bote, por futbolli është një kuti me surpriza”, shtoi “O Rei” (”Mbreti”).

“Kam besim për Botërorin në Rusi (14 qershor-15 korrik) sepse kemi shumë lojtarë të shkëlqyer që luajnë në Europë”, theksoi ai.

“Problemi është t’i bëjmë të luajnë bashkë, por mendoj se do të kemi një ekip të mirë për Kupën e Botës”, shtoi ai.

Botërori i mëparshëm, i organizuar në Brazil në vitin 2014, përfundoi me një ”përmbytje” të “Seleçao” (7-1) në gjysmëfinale përballë Gjermanisë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.