AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/4/2018

TOKIO – Vizitë tre ditore në Japoni e ministrit kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, ku do të takohet me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

LUKSEMBURG – Mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për të biseduar kryesisht për Sirinë, Rusinë dhe Iranin.

PARIS – Presidenti francez, Emmanuel Macron pret kryeministrin, kanadez Justin Trudeau.

ANKARA – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton turqinë në mes të tensioneve mes Ankarasë dhe aleatëve perëndimorë.

MADRID – Vizitë shtetërore në Spanjë e presidentit portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

UASHINGTON – Mbledhje e FMN-së dhe Bankës Botërore. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.