ARMENI – Mijëra protestues kundër zgjedhjes kryeministër të ish-presidentit

203

EREVAN, 16 prill /ATSH-AFP/ – Disa mijëra persona protestuan sot në Erevan, kryeqytetin armen për të protestuar kundër ish-presidentit, Serge Sarkissian, i propozuar në postin e kryeministrirt me një pozitë të forcuar pas përfundimit të mandatit të dytë dhe të fundit presidencial.

”Manifestuesit parakaluan në qendër të qytetit, me kërkesë të liderit të opozitës, Nikol Pachinian pasi bllokuan rrugët kryesore që të çojnë në Parlament dhe në universitete”, bëri të ditur një gazetare.

”Armenia pa Serge”, ”Serge është një gënjestar”, ishin parullat e hedhura nga manifestuesit.

Gjatë paradites, qindra persona zunë rrugët duke u ulur në tokë në formë proteste, duke bllokuar trafikun në arteriet kryesore të qytetit dhe bërë thirrje drejtuesve të autobusëve dhe automjeteve për t’iu bashkuar lëvizjes.

”Jemi paqësore. Qëllimi ynë është për të penguar pa dhunë apo përdorim të forcës, Serge Sarkissian për të drejtuar vendin për herën e tretë radhazi”, u shpreh Pachinian.

Partia Republikane në pushtet paraqiti zyrtarisht sot në Parlament kandidaturën e Serge Sarkissian, 63 vjeç, për postin e kryeministrit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.