TURQI – Erdogan përshëndet sulmet në Siri

ANKARA, 14 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përshëndeti sot sulmet e ndërmarra në Siri nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, duke vlerësuar se kjo ishte përgjigja e duhur ndaj sulmeve çnjerëzore nga regjimi i Damaskut.

”Regjimit iu bë e ditur se sulmet intensive të regjistruara ditët e fundit nuk do të mbeteshin pa përgjigje”, deklaroi Erdogan gjatë një mbledhje të partisë së tij në Stamboll./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.