Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në Siri

TIRANË, 14 Prill/ATSH/- Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuara e Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës ndaj regjimit të Sirisë.

Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, i vlerëson si të papranueshme përdorimin e armëve kimike, të cilat kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm. Këto veprime bien në kundërshtim te plote me te gjitha konventat ndërkombëtare.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë konsideron se, përdorimi i armeve kimike rrezikon sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigja e duhur në emër të mbrojtjes se lirive dhe te drejtave themelore te njeriut./af//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.