FRANCË – Le Drian: Ndërhyrje e re ushtarake në rast të një sulmi tjetër kimik në Siri

PARIS, 14 prill /ATSH-AFP/ – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian paralajmëroi sot se do të ketë një tjetër ndërhyrje ushtarake në rast të një sulmi të ri kimik në Siri, pas sulmeve perëndimore në këtë shtet.

”Në lidhje me çështjen e armëve kimike, ka një linjë të kuqe që nuk duhet kaluar dhe nëse në mënyrë të papritur ajo kalohet do të ketë një tjetër ndërhyrje”, u shpreh ministri për televizionin BFMTV, duke shtuar se ai beson që mësimi është kuptuar.

Ai sqaroi ndër të tjera se vizita në fund të majit e presidentit Emmanuel Macron në Rusi, aleate e Damaskut, nuk ishte vënë në diskutim./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.