BRUKSEL – NATO-ja mbështet sulmet perëndimore ndaj Sirisë

BRUKSEL, 14 prill /ATSH-AFP/ – NATO-ja shpreh mbështetjen e saj ndaj sulmeve me objektiv të paracaktuar, të kryesuara nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe kundër Sirisë, deklaroi kreu i Aleancës, Jens Stoltenberg në një deklaratë të publikuar sot në mëngjes në Bruksel.

”Mbështes veprimet e ndërmarra nga ana e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër pikave startegjike dhe kapaciteteve të armëve kimike të regjimit sirian”, pohoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut.

”Këto sulme do të zvogëlojnë kapacitetin e regjimit për të ndërmarrë sulme të tjera kundër popullit të Sirisë me armë kimike”, shtoi ai.

Forcat perëndimore shënjestruan herët në mëngjes tre pika strategjike që lidhen me programin e armatimit kimik sirian, një në afërsi të Damaskut dhe dy të tjera në rajonin e Homsit në qendër të Sirisë, sipas gjeneralit Joe Dunford, shefi i Shtabit të përgjithshëm amerikan.

”NATO-ja në mënyrë të vazhdueshme ka dënuar përdorimin nga ana e Sirisë të armëve kimike si një shkelje e qartë e rregullave dhe marrëveshjeve perëndimore”, raportoi kreu i NATO-s, duke vlerësuar se përgjegjësit duhet të japin llogari./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.