TIRANË, 13 prill/ATSH/- 70 specialistë të Drejtorive të Buxhet-Financës, nga 33 bashki, i janë nënshtruar trajnimeve për përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
Gjatë trajnimit, midis të tjerash u theksua rëndësia e përfshirjes së elementeve të barazisë gjinore në të gjitha fazat e përgatitjes së plan buxheteve afatmesme.
“Mishërimi i PBGJ në praktikë shihet tek institucionalizimi i buxhetimit gjinor në risitë e Ligjit të Strehimit Social, përfitues të të cilit bëhen kategori të ndryshme të grave në nevojë” , theksoi Doris Andoni, Përgjegjëse e Sektorit të Strehimit Social pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
UN Women në bashkëpunim me Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim, po ofrojnë asistencë intensive në të gjitha bashkitë e Shqipërisë për përgatitjen e planeve buxhetore afatmesme. Ky është grupi i dytë i trajnimeve për bashkitë. z.tosku//e.caushi