750 vende të lira pune në Panairin e Shkodrës

TIRANË, 14 prill/ATSH/- Në Shkodër është hapur sot Panairi i punës. Gjatë këtij panairi është vënë re një pjesëmarrje e madhe, teksa u ofruan më shumë se 750 vende pune në këtë qark.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Deputet i Shkodrës, Ditmir Bushati ishin të pranishëm në çeljen e këtij panairi.

Bushati theksoi se, “Shqipëria në punë e jo në rrëmuje.”

Pjesëmarrja tregon se njerëzit duan pune e zhvillim e jo rrëmujë e de-stabilitet. Punë për ta bërë Shqipërinë europiane. Javën tjetër presim një sinjal të qartë nga KE për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Mesazhi pozitiv jo për qeverinë por për Shqipërinë. Ky është një moment për të hapur një kantier të ri pune për të ndërtuar Shqipërinë Evropiane”, tha Bushati.

Ministri Ahmetaj tha se, punësimi është fjala kryesore e qeverisë. “Papunësia më e ulëta historike. Papunësia më e ulëta në rajon.  Qeveria e angazhuar në politika punësimi”, theksoi Ministri i Financave./af//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.