Kosovë-Bejtush Gashi emërohet ministër i Punëve të Brendshme

PRISHTINË, 13 prill/ATSH/.- Kryeministri Ramush Haradinaj emëroi sot Bejtush Gashin, ministër të Punëve të Brendshme të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i uroi suksese ministrit të ri në detyrën e tij dhe i premtoi mbështetjen e plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë, thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.

Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe është doktor shkence, si dhe ligjërues në fushën e sigurisë.

Gashi i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin, bën të ditur njoftimi i kryeministrisë./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.