Shmangia e detyrimeve doganore, hetim për dhjetëra raste

343

TIRANE, 12 Prill/ATSH/- Ndryshimi dhe falsifikimi i të dhënave për automjete të ndryshme duke shmangur detyrimet doganore ka bërë që Drejtoria e Hetimit, pranë Administratës Doganore Shqiptare , krahas bllokimit të tyre, të nisë dhe procedurën e hetimit të mëtejshëm.

Vetëm për muajt e parë të këtij viti, Drejtoria e Hetimit Doganor ka referuar pranë organit të akuzës, Prokurori, për hetim të mëtejshëm për mashtrim dhe shmangie të detyrimeve doganore 10 raste, nga të cilat janë sekuestruar 4 automjete të ndryshme motorike luksoze, ndërkohë që për vitin 2017 janë dërguar 96 raste.

Referimet janë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorive të rretheve Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe Elbasan. Nga këto janë sekuestruar 9 automjete luksoze, prodhime të viteve të fundit, me një vlerë malli rreth 33.milionë lekë.

Për 15 automjete është dërguar informacioni për marrje vendimi për shmangien në shumën 3.8 milionë lekë dhe gjobë në shumën 8.1 milionë lekë.

DPD, informoi se vazhdojnë hetimet edhe për raste të tjera./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.