Instalohen kaldajat në kopshtin ‘Kamza e Re’

TIRANË, 12 prill/ATSH/-Kopështi “Kamza e Re” është pajisur me një kaldajë ngrohjeje.

Fëmijët tashmë do të kenë mundësinë që të qëndrojnë në ambiente të ngrohta. Kaldaja është instaluar nga Bashkia e Kamzës në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në përurim mori pjesë kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili tha se funksionimi i kaldajës i ka bërë më të ngrohta mjediset për fëmijët në kopësht.
“Kjo nismë është fryti i parë i këtij bashkëpunimi ku palët premtuan që dritarja e hapur është udhëtimi i gjatë i zbatimit dhe projekteve të tjera ndërinstitucionale për të rritur kapacitetet e investimeve”, përfundoi ai./z.t/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.