FOTO/ Bënjë, ngrihen kamperat e parë me turistë të huaj

TIRANË, 12 Prill / ATSH / – Me ngrohjen e motit, në Luginën e Langaricës kanë mbërritur edhe kamperat e parë me turistë nga vendet e Europës Veriore. Kanë qenë motorristë të ardhur nga Çekia dhe Gjermania, që të intriguar nga bukuritë e kësaj zone, si dhe ujërat termale të Bënjës, janë stacionuar për disa ditë në këtë luginë.

Peizazhet turistike të luginës së Langaricës me kanionet e mrekullueshme dhe shpellat që ndodhen në to, urat antike të ndërtuara mbi këtë lumë, si dhe mikpritja karakteristike përmetare, ka bërë që vizitorët e huaj të ndjehen komod.

Udhërrëfyesit e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Gjirokastrës që administrojnë Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotoves – Dangëlli”, ku bën pjesë dhe kjo luginë, shoqëruan, informuan dhe iu ndodhën pranë turistëve të huaj. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.