Dhuna e opozitës kundër hapjes së negociatave dhe reformës në drejtësi

TIRANË, 12 Prill /ATSH- I. Vata/ – “Dhuna e opozitës në Kuvend është kundër  hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar”, tha sot në seancën plenare në Kuvend, kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërsa deputetët e opozitës mbajtën të rrethuar foltoren e Kuvendit, Kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialistë, Taulant Balla tha se ndërsa ne  presim 17 prillin ku Komisioni Europian do të sugjerojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian,  Lulzim Basha  dhe Monika Kryemadhi kërkojnë të krijojnë këtë situatë dhune”.

“Dhuna e këtyre deputetëve është kundër hapjeve të negociatave është në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar është kundër kundër reformës në drejtësi”, theksoi Balla. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.