BULLGARI – Gjatë 10 viteve numri i popullsisë ka rënë me 400 mijë banorë

SOFJE, 12 prill /ATSH-BTA/ – Gjatë 10 viteve numri i popullsisë në Bullgaria ka rënë me më shumë se 400 000 banorë, sipas Eurostat.

”Në vitin 2007, Bullgaria kishte një popullsi prej 7 518 000 banorësh, që ka rënë në 7 101 589 banorë në vitin 2017”, sipas të dhënave të BE-së.

”Kjo rënie pritet të vazhdojë në vitet në vijim dhe popullsia pritet të bjerë nën shtatë milionë në vitin 2020”, sipas Institutit bullgar të Statistikave Kombëtare, NSI.

Bullgaria do të ketë rreth gjashtë milionë banorë në vitin 2040.

Ndërsa në vitet 2045-2050 popullsia do të jetë respektivisht në 5,9 dhe 5,8 milionë.

Në vitin 2017, 1,4 milionë bullgarë ishin të moshës 65 vjeç e sipër (rreth 20% e popullsisë).

Ndërsa fëmijët nën 15 vjeç ishin rreth një milion (rreth 14% e popullsisë).

Analizat e NSI-së tregojnë se plakja e popullsisë po vazhdon, ndërkohë që numri i të sapolindurve është në rënie.

“Megjithatë, gjatë të njëjtës periudhë, Bashkimi Europian ka regjistruar një rritje të popullsisë me 11,5 milionë banorë, nga rreth 500 milionë që ishte në vitin 2007 në 511,5 milionë njerëz në vitin 2017”, sipas të dhënave të Eurostatit./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.