Një foto shqiptare në arkivat e National Geographic në Uashington

TIRANË,11 Prill/ATSH/ – Historiani Auron Tare ka bërë një zbulim që lidhet me trashëgiminë kulturore të fshatit Bënçë.

Tare thotë se: ”Një pjesëz e vogël e trashëgimisë sonë kulturore, totalisht e pa njohur dhe e harruar fare na bënë të mendojmë se kjo krahinë dhe në veçanti Bënça, duhet të ketë pasur shumë vlera deri sa në arkivin e National Geographic në Uashington është fotoja e Babait plak të Teqesë së Bënçës i rrethuar nga ndjekësit e tij” .

Po ta vëresh me kujdes fotografinë e vjetër, Babai Plak i Teqesë duket si një personazh legjendash.

Pozicioni gjeografik i fshatit është në jug të qytetit të Tepelenës, 6 km larg tij në luginën e lumit të Bënçës.

Emri i fshatit Bënçë vjen nga banoret ilirë që me themelimin e tij. Karakteristikë e këtij fshati është lumi me të njëjtin emër.

Në luginën e Bënçës kanë jetuar disa fise Ilire që kanë lënë gjurmët e tyre në disa shpella në rrjedhën e lumit. Disa shpella mbajnë akoma disa emra fisesh Ilire që kanë mbërritur deri më sot si shpella e Bishqemit, shpella e Bathesit, shpella e Bukshit, shpella e Toles dhe gryka e Dilanit. Këto fise themeluan fshatin me emrin Bënça .

Lugina e Bënçës është mjaftë pjellore në produktet bujqësore dhe në vreshtari. Në këto toka është ngritur dhe Ujësjellësi i Bënçës investuar nga Ali Pashë Tepelena.

Lumi i Bençës rrjedh nga burime të ftohta ne malet e Lekdushit dhe Progonatit. Ky lum bashkohet me me lumin e Vjosës në veri të qytetit të Tepelenës dhe derdhet në detin Adriatik. Zona ka perspektivën e turizmit natyrorë, historik dhe atë të aventurës./n.l/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.