SHBA – Trump anulon samitin latino-amerikan për shkak të çështjes siriane

UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të marrë pjesë, ashtu siç ishte parashikuar, në samitin e Amerikave, që do të zhvillohej këtë fundjavë në Lima, por do të qëndrojë në Uashington për t’u marrë me dosjen siriane, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Më kërkesën e presidentit Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence do të marrë pjesë në samitin e Amerikave”, tha Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.

“Presidenti do të qëndrojë në SHBA për të mbikëqyrur përgjigjen amerikane kundër Sirisë”, shtoi ajo.

Regjimi sirian i presidentit Assad akuzohet për një sulm kimik në qytetin Duma, ku humbën jetën dhjetëra civilë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.