Punësim dhe jo ndihmë ekonomike, për të ardhura më të larta

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155723039911523/

TIRANË, 10 Prill/ATSH/ – Dalja nga skema e ndihmës ekonomike dhe orientimi drejt tregut të punës siguron më tepër të ardhura për familjet shqiptare.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell rastin e Vjollca Baboçit nga Gjirokastra, e cila ka dalë nga skema e ndihmës ekonomike dhe është punësuar me ndihmën e Zyrës së Punës.

“Mirëmëngjes dhe me Vjollcën, që pas 10 vitesh me ndihmë ekonomike, ka filluar punë e çon pesëfishin e lekëve në shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë!” – shkruan Kryeministri Rama.

“Quhem Vjollca Baboçi, prej 10 vitesh kam qenë me ndihmë ekonomike 52 mijë lekë. S’më ka dalë ndihma ekonomike, ishim vetë i pestë. Zyra e Punës më drejtoi te firma ‘Elia Ulliri’, këtu e kam rrogën 240 mijë lekë dhe mbaj familjen me këto 240 mijë lekë”, shprehet Vjollca Baboçi nga Gjirokastra. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.