ITALI – Një tërmet 4,7 ballë trodit qendrën e vendit

ROMË, 10 prill /ATSH-DPA/ – Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes qendrën e vendit duke prekur edhe zonën e tërmetit shkatërrues të vitit 2016 dhe atij të fillimit të vitit 2017.

”Tërmeti i orës 05:11e kishte epiqendrën në Muccia, 190 kilometra në veri të Romës dhe ipoqendrën në një thellësi prej nëntë kilometrash”, tha Instituti Kombëtar i Gjeologjisë dhe Vullkanologjisë (INGV).

Nuk ka njoftime për viktima, ndërkohë që tërmeti ka dëmtuar një sërë ndërtesash.

Kryetari bashkisë së Muccias tha për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA se kulla e kambanës së një kishe të shekullit XVII ishte rrëzuar.

Trafiku hekurudhor lokal dhe shlollat janë mbyllur për arsye sigurie./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.