GREQI – Të shtëna paralajmëruese kundër një helikopteri turk

ATHINË, 10 prill /ATSH-DPA/ – Ushtarë grekë kryen të shtëna paralajmëruese për të detyruar një helikopter turk të kthehej nga një ishull në detin Egje’, njoftoi sot televizioni shtetëror grek, ERT duke cituar Ministrinë greke të Mbrojtjes.

”Helikopteri turk, që fluturonte ulët mbi ishullin e vogël grek, Ro, kishte detyruar trupat greke të hapnin zjarr me plumba gjurmëlënës”, tha televizioni grek, ERT.

Nuk ka ende konfirmim nga ushtria greke.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje dhjetëravjeçare lidhur me të drejtat detare dhe ishullin e ndarë të Qipros, pavarësisht se të dyja janë anëtare të NATO-s.

Shkurtin e kaluar, roja bregdetare turke goditi një anije të rojes bregdetare greke në juglindje të Egjeut.

Ishulli Ro ka një sipërfaqe prej 2,6 kilometrash katrore dhe është i pabanueshëm, përveç një njësie të vogël ushtarake greke./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.