FRANCË – Macron&Trump: Sulmi kimik në Siri nuk do mbetet pa përgjigje

PARIS, 10 prill /ATSH-AFP/ – Nëse linja e kuqe është kaluar në Siri, do të ketë një përgjigje, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë franceze, duke njoftuar se informacionet e shkëmbyera mes presidentëve Emmanuel Macron dhe Donald Trump konfirmojnë përdorimin e armëve kimike.

“Nëse përcakothen përgjegjësitë, presidenti i republikës e ka përsëritur disa herë, nëse linja e kuqe është kaluar, ajo do të marrë një përgjigje”, deklaroi Benjamin Griveaux në radion “Europe 1”, pas një bisede telefonike gjatë mbrëmjes mes presidentit francez dhe atij amerikan.

“Presidenti i republikës dhe presidenti i SHBA-së shkëmbyen informacione që konfiromojnë ‘a priori’ përdorimin e armëve kimike”, njoftoi ai duke theksuar se dy krerët e shteteve i dhanë instruksione ekipeve të tyre respektive që të vazhdojnë hetimet.

“Presidenti i republikës do të bisedojë sërish brenda 48 orëve me presidentin Trump”, tha Benjamin Griveaux.

“Për herë të dytë në dy ditë, presidentët francez dhe amerikan biseduan sërish për sulmet kimike të dyshuara se janë kryer në Duma, Siri, ku është kërkuar një reagim i vendosur nga komuniteti ndërkombëtar”, njoftoi Elizeja dje në mbrëmje./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.