FOTO/ Forcat e NATO-s vizitojnë Tepelenën

TIRANË, 10 Prill / ATSH / – Investimet në infrastrukturën rrugore, por edhe zhvillimi urban dhe kulturor, kanë bërë që Tepelena të hyjë  në gjurmët e prezantimit të  turizmit historik dhe kulturorë.

Kjo ka bërë që edhe bijtë e saj të larguar, ta mendojnë më shpesh dhe të zgjedhin hera herës një fundjavë për shtëpinë e tyre të lindjes.

Leonard Zhupa, është djali me origjinë nga Progonati, por lindur e rritur në qytetin e Tepelenës, ku pas përfundimit të gjimnazit vijoi shkollën ushtarake në Shkodër e mandej me specializime në disa vende të Europës e Amerikë. Tashmë si një ndër oficerët e lartë, përfaqësues i shtetit shqiptar në Brigadën Jugore të NATO-s SEBRIG ai, megjithë ngarkesat dhe largësinë nuk harron ti kushtojë pak vëmendje qytetit të tij të vogël duke e prezantuar atë si një qytet me një histori të rrallë në trevën ballkanike.

“Erdhëm nga Kapshtica për Tiranë dhe gjithë kohës po mendoja të ndaloja brigadën për ti njohur me Tepelenën tonë, ajo tani ka ndryshuar faqe themi ne dhe mund të krenohemi me të. Jemi nisur për Selanik, pasi aty kemi bazën e SEBRIG. Me ne  është dhe  gjenerali suprem i forcave tona, Rumun Chutudorica Petrache”, tregon Leonardi.

“Doja shumë ti prezantoja qytetin dhe Alinë, megjithëse ai, nga këto tonat ka shumë qejf fustanellën labe, i kam treguar diçka për të. Ne jemi të larguar por meqë  mu dha rasti të sillja kolegët, pata kënaqësi që më pritët dhe më prezantuat me historinë e vendit tonë. Ndjehemi mirë dhe gëzohemi kur kontribuojmë sadopak për këtë qytet që falë vullnetit të kryetarit të saj, ia doli të ndryshojë”,  shprehet Leonardi duke ecur nëpër shëtitore me miqtë dhe  nënën e tij, të cilën e takoj po aty për shkak të kohës tepër të kufizuar.

Brigada e Aleancës së bashku me Leonardin, përcillen nga banorët e Tepelenës me këngën e Ali Pashë Tepelenës, gjeneralin e gjeneralëve.

/n.lena/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.