Perëndimi i diellit në Vlorë, peizazh mahnitës

TIRANË, 9 Prill/ATSH/.- Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla e rivierës shqiptare’, të mahnit me bukurinë e tij, sidomos me afrimin e stinës së pranverës dhe verës, ku perëndimi i diellit mbi detin e kaltër është një spektakël që nuk duhet humbur.

Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, Vlora me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama sjell pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Vlora dje në muzg, Ju uroj pushim të qetë”, shkruan kryeministri.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.