FOTO/Investimet në Lushnje, impakt në zhvillimin e biznesit

FOTO/Investimet në Lushnje, impakt në zhvillimin e biznesit

FOTO/Investimet në Lushnje, impakt në zhvillimin e biznesithttps://ata.gov.al/2018/04/09/foto-investimet-ne-lushnje-impakt-ne-zhvillimin-e-biznesit/Ndërtimi i këtij aksi të ri rrugor jo vetëm që shkurton distancën me qendrën e qytetit, por rruga përshkon edhe një zonë me potencial të madh bujqësor. Në këtë kontekst, thekson kryebashkiaku Tusha në një prononcim për ATSH, investimi merr një vlerë edhe më të madhe, jo vetëm se lehtëson lëvizjen, por ul edhe koston e daljes së prodhimeve të fermerëve në treg.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 09.04.2018

TIRANE, 9 Prill /ATSH/- Në Lushnje, zbatimi i një sërë investimesh në kuadër të Rilindjes Urbane në këto 4-vitet e fundit, me rivitalizimin e sheshit qendror, ambienteve sportive, restaurimin e shkollave dhe poliklinikave e kanë shndërruar këtë qytet, me një fizionomi të re që ka zgjeruar hapësirat publike në shërbim të komunitetit dhe me impakt në zhvillimin e biznesit në këto zona.

Dy investime të rëndësishme strategjike në fushën e infrastrukturës rrugore në qytetin e Lushnjes, me vlerë totale 5 milionë lekë, do t’i vijnë në shërbim 11 mijë banorëve të kësaj zone dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik e bujqësor të tyre.

Rruga “Sabri Kosturi”, që lidh unazën e qytetit të Lushnjes me autostradën që shkon në qytetin e Beratit dhe aksi rrugor që përshkon zonën e Karbunarës, janë dy vepra të reja publike, që do t’i bashkohen kolazhit të projekteve që ka zbatuar qeveria në këto 4 vitet e fundit në këtë qytet në kuadër të Rilindjes Urbane.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tusha tha për ATSH-në, se aktualisht rruga “Sabri Kosturi” nuk disponon kushte dhe standarde për qarkullimin e mjeteve dhe banorëve të zones.

“Nuk ka trotuare dhe ndriçim, ndaj ndërhyrja që parashikojmë të realizojmë do të jetë një investim i thelluar dhe bashkëkohorë, që vjen për herë të parë pas shumë vitesh, si modeli i infrastrukturës me standarde evropiane për gati 8 mijë banorë të kësaj zone”, tha Tusha.

Ndërsa investimi me rreth 2 milionë lekë, në rindërtimin e rrugës së Karburanës i vjen në shërbim rreth 3 mijë banorëve të zonës.

Ndërtimi i këtij aksi të ri rrugor jo vetëm që shkurton distancën me qendrën e qytetit, por rruga përshkon edhe një zonë me potencial të madh bujqësor. Në këtë kontekst, thekson Tusha, investimi merr një vlerë edhe më të madhe, jo vetëm se lehtëson lëvizjen, por ul edhe koston e daljes së prodhimeve të fermerëve në treg.

Bashkia Lushnje parashikon të ndërhyjë edhe në rehabilitimin e infrastrukturës rrugore edhe mes blloqeve të banimit. Sipas kryebashkiakut, asfaltimi ose shtrimi me pllaka i këtyre rrugëve është një hap tjetër në përmirësimin e veprave publike në shërbim të komunitetit. e.xh/  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.