SHBA – Uashingtoni aplikon sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë që prej ardhjes së Trump

UASHINGTON, 6 prill /ATSH-AFP/ – E akuzuar për dobësi përballë Rusisë, administrata amerikane e Donald Trump njoftoi sot për herë të parë sanksione kundër “oligarkëve” që janë pranë Vladimir Putin, kryesisht për sulmet e Moskës kundër demokracive perëndimore.

Në mes të rikthimit të një Lufte të Ftohtë, këto masa ndëshkuese janë mes më të ashprave që prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë në fillim të vitit 2017 të presidentit republikan, që ende nuk ka arritur të mbajë premtimin e pajtimit të amerikanëve dhe rusëve.

Këto masa u morrën në bazë të një ligji të kërkuar nga Kongresi për të ndëshkuar Rusinë kryesisht për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane në vitin 2016 dhe sjelljen e saj në Ukrainë.

Sanksionet e reja shënjestrojnë 38 persona dhe sipërmarrje që i shtohen 24 tashmë të prekura nga sanksionet e mesit të marsit si përgjigje ndaj akuzave për ndërhyrje në zgjedhje dhe shumë sulmeve kibernetike./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.