Rritje e punësimit, kryeson sektori i shërbimeve dhe i ndërtimit

TIRANE, 6 Prill /ATSH/- Punësimi në ekonomi shënoi një rritje mesatare vjetore prej 2.9% gjatë 9-mujorit 2017, raportoi Banka e Shqipërisë në raportin vjetor të saj.

Sipas BSH-së, rritja e punësimit gjatë kësaj periudhe u kryesua në sektorin e shërbimeve, më pas ndërtimi etj.

Shkalla e papunësisë qëndroi në nivelin 13.6% në tremujorin e tretë të vitit 2017, ose rreth 1.1% poshtë vlerës së shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, citon Banka e Shqipërisë. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.