Pashkët Ortodokse, rritet fluksi i hyrjeve në kufirin me Greqinë

TIRANË, 6 Prill /ATSH/ – Festimi i Pashkëve Ortodokse ka rritur fluksin e qytetarëve që kanë ardhur nga Greqia në Shqipëri.

ATSH ka mësuar se numri i hyrjeve në Kakavijë për 24 orët e fundit është 4 289 dhe daljet 3 124. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bëhet me dije se prej së enjtes e deri në mesditën e sotme kanë hyrë në tokën Shqiptare 10 706 shtetas dhe më shumë se 2 900 automjete. Këtë vit ka pasur fluks të lartë edhe në dalje ku janë regjistruar më shumë se 3 500 shtetas dhe plot 1 000 automjete./a.f//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.