Mundësitë për të studiuar me bursë në Gjermani

TIRANË, 6 prill/ATSH/- Në tërë Gjermaninë gjenden mundësi interesante studimi për të gjithë studentët dhe akademikët.

Më shumë se 400 universitete, shkolla të larta profesionale, shkolla të larta të artit, shkolla të larta teologjike dhe pedagogjike si dhe shkolla të larta profesionale për administratë ofrojnë një zgjedhje të pafund të lëndëve dhe drejtimeve të studimit.

Ambasada Gjermane në faqen e saj zyrtare shkruan se “për secilin ka një ofertë të përshtatshme në të gjitha fushat profesionale nga shkencat e gjuhës, gazetarisë dhe kulturës deri tek arti, muzika, aktrimi dhe dizenjimi, si dhe mjekësia, shkencat e bujqësisë, pylltarisë, ekonomisë shtëpiake dhe ushqimore”.

Për të ditur më shumë nga 16.000 degët e ndryshme në universitetet gjermane, informacionet gjenden në linkun: https://www.hochschulkompass.de/home.html 

Informacione të rëndësishme për aplikantët e huaj ofron edhe „uni-assist“ në linkun e mëposhtëm: http://www.uni-assist.de

Një pikë kontakti e rëndësishme për të gjitha pyetjet mbi shkëmbimin akademik me gjermaninë është DAAD. Kjo e fundit, ndihmon në gjetjen e mundësive për bursë sipas kritereve të caktuara dhe informon edhe mbi bursa të programeve të tjera.

Edhe Serveri mbi Arsimin në Gjermani dhe Lidhja e Fondacioneve Gjermane ofron një bazë të dhënash me informacione rreth mundësive për bursë. Për më shumë informacion mund të klikoni në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane: http://www.tirana.diplo.de/Vertretung/tirana/sq/06/Stipendienangebote/Stipendienangebote.html

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.