FRANCË – Vdes Jacques Higelin, një prej pionierëve të muzikës rock

PARIS, 6 prill /ATSH-AFP/ – Këngëtari francez, Jacques Higelin, një prej pionierëve të rock-ut francez, vdiq sot në moshën 77-vjeçare, njoftoi familja e tij.

“Aziza, bashkëshortja e tij, Arthur H, Ken Higelin dhe Izia Higelin njoftojnë me dhimje vdekje e Jacques Higelin këtë mëngjes”, theksoi komunikata e familjes.

Familja nuk ka dhënë detaje për shkaqet e vdekjes së tij.

Babai i tre fëmijëve artistë, i këngëtarit Arthur H, i këngëtares, Izia Higelin dhe regjisorit, Ken Higelin, ai la pas 20 albume dhe disa këngë të paharrueshme, mes të cilave “Pars”, “Champagne” apo “Tombé du ciel”./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.