SHBA – Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Merkel

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë shpejt Shtëpinë e Bardhë dhe do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

”Data dhe detaje të tjera për këtë vizitë po konsultohen”, tha zëvendëssekretari i shtypit, Hogan Gidley.

Gazeta gjermane ”Bild” tha sot se vizita do të zhvillohet më 27 prill./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.