SHBA – Estonia kërkon trupa dhe raketa amerikane

210

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-AFP/ – Presidentja estoneze, Kersti Kaljulaid kërkoi dje vendosjen e ushtarëve amerikanë dhe raketave Patriot në vendin e saj duke shtuar se forca parandaluese duhet të jetë e besueshme përballë Rusisë.

Në një intervistë, që përkoi me vizitën në Shtëpinë e Bardhë, drejtuesja konservatore theksoi se vendosja e personelit dhe materialeve ushtarake amerikane do të riforconin efektivët e NATO-s tashmë të vendosur në vend. Një mënyrë për të reaguar për qendrimin agresiv të Moskës.

“Ne dëshirojmë të sigurohemi për territoret e NATO-s dhe ushtarët e NATO-s të jenë të mbrojtur”, theksoi Kaljulaid.

“Ne duhet të sigurohemi që ka një mbrotje ajrore dhe një mbështetje ajrore për këto trupa. Ne kemi nevojë që forca e pengesës të jetë e besueshme.

Ajo theksoi gjithashtu se çështja nuk ishte diskutuar gjatë takimit të martën me presidentin amerikan, Donald Trump, zakonisht jo shumë mbështetës i vendosjes së burimeve ushtarake amerikane jashtë vendit./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.