PEKIN – Kina e gatshme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të mbrotjes

PEKIN, 5 prill /ATSH/ – Këshilltari i Shtetit, njëherësh Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Wei Fenghe theksoi se Kina ishte e gatshme të përmirësonte bashkëpunimin e mbrojtjes me vende të ndryshme të botës dhe të krijonte një mjedis të sigurtë global me përfitim të përbashkët, sipas agjencisë kineze të lajmeve CRI.

“Kina është e gatshme për paqen në botë, rritjen globale dhe ruajtjen e rendit ndërkombëtar”, theksoi ministri kinez i Mbrotjes, i cili ndodhej në Rusi për Konferencën e 7-të të Sigurisë Ndërkombëtare të Moskës.

Gjatë vizitës së tij, ministri Wei zhvilloi gjithashtu një takim me homologun e tij rus, Sergei Shoigu.

Sipas ministrit Wei, forcimi i bashkëpunimit mes ushtrisë kineze dhe ruse ka dhënë kontribut për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.