Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shtyrjen e seancës

TIRANË, 5 Prill /ATSH- I. Vata/ – Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancë plenare me kërkesën e opozitës për të shtyrë seancën për shkak të protestave të ndërmarrë sot nga opozita në disa qarqe të vendit, por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk pranon kërkesën e opozitës dhe seanca vazhdoi me diskutimin e axhendës.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se kërkesa e opozitës nuk është e mbështetur në asnjë nen të rregullores së Kuvendit dhe pa ju referuar asnjë neni të tij.

“Sqaroj se një rast i till nuk parashikohet as në Kushtetutë dhe në asnjë nen të rregullores, pasi kërkesat për të ndërprerë apo shtyrë seancën është maksimumi një orë”, tha Ruçi.

Në seancën e sotme në rendi i ditës është raportimi në Kuvend i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale për veprimtarinë e vitit. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”,

Po ashtu në seancën e sotme në rend të ditës janë një sërë çështjes si projektligji “Për statistikat zyrtare. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg VB Mesdhe (MED), 2014-2020” Projektvendimi “Për një ndryshim në strukturën e Autoritetit të Konkurrencës”. Për votim: Projektvendim “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.