KINË – Pekini: Dialog konstruktiv për zgjidhjen e sfidave tregtare

PEKIN, 5 prill /ATSH/ –  Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përpiqen të ndërmarrin masa konstruktive për t’u përballur me problemet dhe sfidat në mënyrë që t’i kthejnë lidhjet ekonomike dypalëshe në rrugën e duhur dhe të qëndrueshme, deklaroi  zëvendësministri kinez i Financave, Zhu Guangyao, sipas agjencisë kineze zyrtare të lajmeve, CRI.

“Ne nuk duam një luftë tregtare, sepse kjo do të sjellë vetëm humbje për të dyja palët”, deklaroi Zhu në gjatë një konference për shtyp.

Vetëvendosja dhe veprimet impulsive nuk duhet të përdoren nga asnjëra palë për të adresuar lidhjet e tyre ekonomike të cilat janë aq të rëndësishme për mirëqenien e popullit kinez dhe atij amerikan, shtoi ai.//ai/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.