Gjyqtarja e Kushtetueses kalon vettingun

TIRANË, 5 Prill /ATSH- I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka cilësuar në vendimin e sotëm si figurë të pastër gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Ky vendim u mor në seancën e sotme gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit , me kryetare të trupës gjykuese Alma Faskaj, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Xhensila Fino anëtare.

Kryetarja e trupës gjyqësore të KPK-së, Faskaj  tha se “vendimi me shkrim i arsyetuar i raportohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe publikohet në faqen e internetit të komisionit në përputhje me pikën shtatë të ligjit 84, 2016”.

Ku vendim ankimohet pranë subjektit të rivlerësimit, si dhe nga Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e publikimit të vendimit nga komisioni. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Komisionit.

Vitore Tusha mban gradën “Doktore shkencash”, anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008. Tusha është gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.