FOTO/ Pranverë në pallatet dhe lulishtet e Fierit

TIRANË, 5 Prill/ATSH/ – Lulet shumëngjyrëshe kanë zbukuruar këtë fillim pranvere jo vetëm lulishtet, por edhe fasadat e qytetit të Fierit, në jug të vendit.

Dekorimi i pallateve ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët vlerësojnë punën e bërë nga bashkia, që falë projekteve të saj po i transformon lagjet e këtij qyteti.

Bashkia e Fierit ka rikonstruktuar disa lagje, konkretisht krijimin e lulishteve pranë ambienteve të përbashkëta të banimit, dekorimin dhe rikonstruksionin e fasadave të pallateve, si dhe të rrugëve të lagjeve të qytetit.

Një investim i fundit i bashkisë janë edhe hapësirat e gjelbra dhe pamja e rehabilituar e Parkut të qytetit, i shtrirë në një sipërfaqe prej 2.5 ha, që krijojnë një pol zhvillimi dhe një kënd shlodhjeje dhe argëtimi për banorët./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.